Albanian Bible

Zanafilla 10

Zanafilla

Return to Index

Chapter 11

1

Por tėrė toka fliste tė njėjtėn gjuhė dhe pėrdorte tė njėjtat fjalė.

2

Dhe ndodhi qė, ndėrsa po zhvendoseshin nė drejtim tė jugut, ata gjetėn njė fushė nė vendin e Shinarit dhe u vendosėn atje.

3

Dhe i thanė njėri tjetrit: "O burra, tė bėjmė tulla dhe t`i pjekim me zjarr!". Dhe pėrdorėn tulla nė vend tė gurėve dhe bitum nė vend tė llaēit.

4

Dhe thanė: "O burra, tė ndėrtojmė pėr vete njė qytet dhe njė kullė maja e sė cilės tė arrijė deri nė qiell, dhe t`i bėjmė njė emėr vetes qė tė mos shpėrndahemi mbi faqen e tėrė dheut".

5

Por Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn qė bijtė e njerėzve ishin duke ndėrtuar.

6

Dhe Zoti tha: "Ja, ata janė njė popull i vetėm dhe kanė tė gjithė tė njėjtėn gjuhė; dhe kjo ėshtė ajo qė ata filluan tė bėjnė; tani asgjė nuk ka pėr t`i penguar ata tė pėrfundojnė atė qė kanė ndėrmend tė bėjnė.

7

O burra, tė zbresim pra atje poshtė dhe tė ngatėrrojmė gjuhėn e tyre, nė mėnyrė qė njėri tė mos kuptojė tė folurėn e tjetrit".

8

Kėshtu Zoti i shpėrndau mbi faqen e tėrė dheut dhe ata pushuan sė ndėrtuari qytetin.

9

Prandaj kėtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatėrroi gjuhėn e tėrė dheut dhe i shpėrndau mbi tėrė faqen e dheut.

10

Kėta janė pasardhėsit e Semit. Nė moshėn njėqind vjeē Semit i lindi Arpakshadi, pikėrisht dy vjet pas pėrmbytjes.

11

Mbas lindjes tė Arpakshadit, Semi jetoi pesėqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

12

Arpakshadi jetoi tridhjetė e pesė vjet dhe i lindi Shelahu.

13

Mbas lindjes sė Shelahut, Arpakshadi jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

14

Shelahu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Eberi.

15

Mbas lindjes sė Eberit, Shelahu jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

16

Eberi jetoi tridhjetė e katėr vjet dhe lindi Pelegu.

17

Mbas lindjes sė Pelegut, Eberi jetoi katėrqind e tridhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

18

Pelegu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Reu.

19

Mbas lindjes tė Reut, Pelegu jetoi dyqind e nėntė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

20

Reu jetoi tridhjetė e dy vjet dhe i lindi Serugu.

21

Mbas lindjes tė Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

22

Serugu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Nahori;

23

mbas lindjes sė Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

24

Nahori jetoi njėzet e nėntė vjet dhe i lindi Terahu;

25

mbas lindjes sė Terahut, Nahori jetoi njėqind e nėntėmbėdhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

26

Terahu jetoi shtatėdhjetė vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.

27

Kėta janė pasardhėsit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

28

Harani vdiq nė prani tė Terahut, babait tė tij, nė vendlindjen e tij, nė Ur tė Kaldeasve.

29

Dhe Abrami dhe Nahori morėn gra: emri i gruas sė Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas sė Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

30

Por Saraj ishte shterpė, nuk kishte fėmijė.

31

Pastaj Terahu mori tė birin Abram dhe Lotin, tė birin e Haranit, domethėnė djali i tė birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit tė tij Abram, dhe dolėn bashkė nga Ur i Kaldeasve pėr tė vajtur nė vendin e Kanaanėve; por kur arritėn nė Haran, ata u vendosėn aty.

32

Terahu jetoi dyqind e pesė vjet, pastaj Terahu vdiq nė Haran.

Zanafilla 12

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: