Albanian Bible

1 i Samuelit 21

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 22

1

Pastaj Davidi u nis qė andej dhe u strehua nė shpellėn e Adulamit; kur vėllezėrit e tij dhe tėrė shtėpia e atit tė tij e mėsuan, zbritėn aty poshtė tek ai.

2

Dhe tėrė ata qė hasnin vėshtirėsi, qė kishin borxhe o qė ishin tė pakėnaqur u mblodhėn pranė tij dhe ai u bė kreu i tyre. Ishin me tė rreth katėrqind veta.

3

Qė andej Davidi shkoi nė Mitspah tė Moabit dhe i tha mbretit tė Moabit: "Lejo qė ati dhe nėna ime tė vijnė dhe tė banojnė me ju, deri sa unė tė mėsoj se ēfarė do tė bėjė Perėndia pėr mua".

4

Kėshtu ai i ēoi para mbretit tė Moabit, dhe ata qėndruan me tė tėrė kohėn qė Davidi ndodhej nė fortesė.

5

Pastaj profeti Gad i tha Davidit: "Mos qėndro mė nė fortesė, por nisu dhe shko nė vendin e Judės". Atėherė Davidi u nis dhe shkoi nė pyllin e Herethit.

6

Kur Sauli mėsoi qė Davidi dhe njerėzit qė ishin me tė qenė zbuluar (Sauli ndodhej atėherė nė Gibeah poshtė nėn drurin e marinės nė Ramah, me ushtėn e tij nė dorė dhe tė gjithė shėrbėtorėt e tij e rrethonin).

7

Sauli u tha shėrbėtorėve qė i rrinin rreth e qark: "Mė dėgjoni tani, Beniaminitė! Biri i Isait do t`ju japė juve ara dhe vreshta. Do t`ju bėjė tė gjithėve komandantė tė mijėshėve dhe qindėshėve?

8

Tė gjithė ju keni komplotuar, dhe asnjė nga ju nuk mė ka informuar pėr besėlidhjen, qė im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnjė prej jush qė t`i vijė keq pėr mua dhe tė mė njoftojė qė im bir ka ngritur kundėr meje shėrbėtorin tim qė tė mė kurdisė kurthe siē bėn sot?".

9

U pėrgjegj atėherė Idumei Doeg, qė rrinte nė krye tė shėrbėtorėve tė Saulit, dhe tha: "Unė e pashė birin e Isait kur erdhi nė Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;

10

ky ėshtė kėshilluar me Zotin lidhur me tė, i dha ushqime dhe i dorėzoi shpatėn e Filisteut Goliath".

11

Atėherė mbreti dėrgoi tė thėrrasin priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tėrė shtėpinė e atit tė tij, priftėrinjtė qė ishin nė Nob; dhe ata erdhėn tė gjithė te mbreti.

12

Sauli tha: "Tani dėgjo, o bir i Ahitubit!". Ai u pėrgjegj: Ja ku jam, o imzot".

13

Sauli i tha: "Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kundėr meje, duke i dhėnė bukė dhe njė shpatė, dhe je kėshilluar me Perėndinė lidhur me tė, me qėllim qė tė ngrihet kundėr meje dhe tė mė kurdisė kurthe siē bėn sot?".

14

Atėherė Ahimeleku iu pėrgjegj mbretit, duke thėnė: "Po midis gjithė shėrbėtorėve tė tu kush ėshtė besnik si Davidi, dhėndėr i mbretit, i gatshėm nėn urdhrat e tua dhe i nderuar nė shtėpinė tėnde?

15

Vallė sot kam filluar tė kėshillohem me Perėndinė pėr tė? Mos qoftė kurrė, qė mbreti tė akuzojė pėr gjėra tė tilla shėrbėtorin e tij apo dikė nga shtėpia e atit tim, sepse shėrbėtori yt nuk dinte asgjė nga tėrė kjo, as pak e as shumė".

16

Mbreti tha: "Ti me siguri ke pėr tė vdekur, Ahimelek, ti dhe tėrė shtėpia e atit tėnd!".

17

Atėherė mbreti urdhėroi rojet qė e rrethonin: "Kthehuni dhe vritni priftėrinjtė e Zotit, sepse edhe ata mbajnė anėn Davidit dhe e dinin qė ai kishte ikur, por nuk mė njoftuan". Por shėrbėtorėt e mbretit nuk deshėn tė zgjatnin duart pėr tė goditur priftėrinjtė e Zotit.

18

Atėherė mbreti i tha Doegut: "Kthehu ti dhe godit priftėrinjtė!". Kėshtu Idumeti Doeg u kthye dhe goditi priftėrinjtė; atė ditė vrau tetėdhjetė e pesė persona qė mbanin efodin prej liri.

19

Sauli goditi gjithashtu me shpatė Nobin, qytetin e priftėrinjve, burrat, gratė, tė vegjėlit, foshnjat e gjirit, lopėt, gomarėt dhe delet; i vrau tė gjithė me shpatė.

20

Megjithatė njė nga bijtė e Ahimelekut, bir i Ahitubit, i quajtur Abiathar, shpėtoi dhe u strehua pranė Davidit.

21

Abiathari i njoftoi Davidit qė Sauli kishte vrarė priftėrinjtė e Zotit.

22

Davidi i tha Abiatharit: "Unė e dija mirė atė ditė qė Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajmėronte Saulin. Unė jam shkaktari i vdekjes tė tė gjithė personave tė shtėpisė sė atit tėnd.

23

Rri me mua, mos ki frikė; ai qė kėrkon jetėn time kėrkon edhe tėnden; por me mua do tė jesh i sigurt.

1 i Samuelit 23

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: