Albanian Bible

1 i Mbretėrve 5

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 6

1

Nė vitin katėrqind e tetėdhjetė mbas daljes sė bijve tė Izraelit nga vendi i Egjiptit, nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij mbi Izrael, nė muajin e Zivit, qė ėshtė muaji i dytė, Salomoni filloi tė ndėrtojė shtėpinė e Zotit.

2

Tempulli qė ndėrtoi mbreti Salomon pėr Zotin ishte gjashtėdhjetė kubitė i gjatė, njėzet i gjerė dhe tridhjetė i lartė.

3

Portiku pėrpara tempullit ishte njėzet kubitė i gjatė, i barabartė, pra, me gjerėsinė e tempullit, dhe gjerėsia e tij shtrihej dhjetė kubitė nga fasada e tempullit.

4

Nė tempull vuri dritare me hekura.

5

Pranė murit tė tempullit ai ndėrtoi dhoma qė rrethonin tėrė murin e tempullit, si vendin e shenjtė ashtu dhe vendin shumė tė shenjtė; kėshtu ai bėri dhoma anėsore rreth e qark.

6

Dhomat e katit tė parė ishin tė gjera pesė kubitė, ato tė katit tė mesėm gjashtė kubitė dhe ato tė katit tė tretė shtatė kubitė; nė fakt ai kishte ndėrtuar dalje rreth e rrotull mureve tė tempullit, nė mėnyrė qė trarėt e mbėshtetjes tė mos futeshin nė muret e tempullit.

7

Pėr ndėrtimin e tempulit u pėrdorėn gurė qė ishin latuar nė gurore; kėshtu gjatė ndėrtimit tė tempullit nuk u dėgjua zhurma e ēekiēit, e sėpatės ose e ndonjė vegle tjetėr prej hekuri.

8

Hyrja e katit tė parė gjendej nė krahun e djathtė tė tempullit; kėshtu me anė tė njė shkalle nė trajtė spirale hipje nė katin e mesėm, dhe nga kati i mesėm nė tė tretin.

9

Mbasi pėrfundoi ndėrtimin e tempullit, Salomoni e mbuloi me trarė dhe me dėrrasa kedri.

10

Ndėrtoi katet anėsore me dhoma rreth e qark tempullit, secili i lartė pesė kubitė, dhe i lidhi me tempullin me trarė kedri.

11

Fjala e Zotit iu drejtua Salomonit, duke i thėnė:

12

"Pėr kėtė tempull qė po mė ndėrton, nė qoftė se ti u pėrmbahesh statuteve tė mia, zbaton nė praktikė dekretet e mia dhe u bind tė gjitha urdhėrimeve tė mia duke ecur nė to unė do tė pėrmbush me ty premtimin qė i dhashė Davidit, atit tėnd:

13

do tė banoj nė mes tė bijve tė Izraelit dhe nuk do ta braktis popullin tim tė Izrarelit".

14

Kėshtu Salomoni ndėrtoi tempullin dhe e pėrfundoi.

15

Pastaj ndėrtoi muret ndarės tė tempullit me dėrrasa tė kedrit; dhe nga dyshemeja e tempullit deri nė tavan e veshi nga brenda me dru; pastaj e mbuloi dyshemenė e tempullit me dėrrasa qiparisi.

16

Veshi gjithashtu me dėrrasa kedri njė hapėsirė prej njėzet kubitėsh nė fund tė tempullit, nga dyshemeja deri nė tavan; dhe kėtė hapėsirė tė brendshme e rezervoi si shenjtėrore, si njė vend shumė tė shenjtė.

17

Shtėpia, domethėnė tempulli, pėrpara vendit shumė tė shenjtė ishte e gjatė dyzet kubitė.

18

Pjesa e brendshme e tempullit ishte prej kedri tė gdhendur me sfera dhe me lule tė ēelura; ēdo gjė ishte prej kedri dhe nuk dukej asnjė gur.

19

Salomoni e pėrgatiti vendin shumė tė shenjtė nė pjesėn e brendshme tė tempullit, pėr tė vėnė aty arkėn e besėlidhjes tė Zotit.

20

Vendi shumė i shenjtė ishte njėzet kubitė i gjatė, njėzet kubitė i gjerė dhe njėzet kubitė i lartė. Salomoni e veshi me ar tė kulluar; dhe e veshi altarin me kedėr.

21

Kėshtu Salomoni e veshi pjesėn e brendshme tė tempullit me ar tė kulluar, shtriu zinxhira ari pėrpara vendit shumė tė shenjtė dhe e veshi me ar.

22

Veshi me ar tėrė tempullin deri sa mbaroi sė ndėrtuari dhe veshi me ar gjithashtu tėrė altarin qė i takonte vendit shumė tė shenjtė.

23

Nė pjesėn e brendshme tė vendit shumė tė shenjtė bėri dy kerubinė me dru ulliri, qė ishin dhjetė kubitė tė lartė.

24

Krahu i njė kerubini ishte pesė kubitė dhe tjetri ishte gjithashtu pesė kubitė; kishte, pra, dhjetė kubitė nga maja e njė krahu deri te maja e tjetrit.

25

Edhe kerubini tjetėr ishte dhjetė kubitėsh; tė dy kerubinėt kishin po ato pėrmasa dhe po atė formė.

26

Lartėsia e njė kerubini ishte dhjetė kubitė po kėshtu edhe ajo e kerubinit tjetėr.

27

Salomoni i vendosi kerubinėt nė mes tė vendit shumė tė shenjtė. kerubinėt i kishin krahėt tė hapur; krahu i tė parit prekte njėrin mur ndarės dhe krahu i tė dytit prekte murin tjetėr; krahėt e tyre tė brendshme takoheshin nė mes tė shtėpisė.

28

Pastaj i veshi me ar kerubinėt.

29

Pastaj riprodhoi mbi tė gjitha muret ndarės tė trempullit, rreth e qark, figura nė reliev kerubinėsh, palma dhe lule tė ēelura, si brenda ashtu dhe jashtė.

30

Pastaj veshi me ar dyshemenė e tempullit, si nga brenda ashtu dhe nga jashtė.

31

Pėr tė hyrė nė vendin tepėr tė shenjtė bėri njė portė me dy kanate me dru ulliri; arkitravi dhe shtalkat zinin njė tė katėrtėn e murit.

32

Tė dy kanatet ishin me dru ulliri. Mbi to gdhendi figura kerubinėsh, palma dhe lulesh tė ēelura, i veshi me ar duke e shtrirė arin mbi kerubinėt dhe mbi palmash.

33

Pėr portėn e tempullit bėri gjithashtu shtalka me dru ulliri, qė zinin njė tė katėrtėn e gjerėsisė sė murit,

34

dhe dy kanate me dru qiparisi; ēdo kanat pėrbėhej nga dy pjesė qė hapeshin dhe mbylleshin.

35

Mbi to gdhendi kerubinė, palma dhe lule tė ēelura dhe i veshi me ar, qė e shtriu me saktėsi mbi skulpturat.

36

Pastaj ndėrtoi oborrin e brendshėm me tri radhė gurėsh katėrkėndėsh dhe njė radhė trarėsh kedri.

37

Vitin e katėrt, nė muajin e Zivit, u hodhėn themelet e shtėpisė tė Zotit;

38

vitin e njėmbėdhjetė, nė muajin e Bulit, qė ėshtė muaji i tetė, tempulli u mbarua nė tė gjitha pjesėt e tij, sipas vizatimeve tė dhėna. Kėshtu Salomonit iu deshėn shtatė vjet pėr ta ndėrtuar.

1 i Mbretėrve 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: