Albanian Bible

1 i Mbretėrve 12

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 13

1

Dhe ja, njė njeri i Perėndisė arriti nga Juda nė Bethel me urdhėr tė Zotit, ndėrsa Jeroboami qėndronte pranė altarit pėr tė djegur temjan.

2

Me urdhėr tė Zotit klithi kundėr altarit dhe tha: "Altar, altar, kėshtu thotė Zoti: "Ja, nė shtėpinė e Davidit do tė lindė njė djalė, i quajtur Jozia, i cili ka pėr tė flijuar mbi ty priftėrinjtė e vendeve tė larta dhe do tė djegė mbi ty kocka njerėzore"".

3

Po atė ditė dha njė shenjė tė mrekullueshme, duke thėnė: "Kjo ėshtė shenja pėr tė cilėn foli Zoti; ja, altari do tė ēahet dhe hiri qė ėshtė mbi tė do tė shpėrndahet".

4

Kur mbreti Jeroboam dėgjoi fjalėt qė njeriu i Perėndisė kishte shqiptuar kundėr altarit nė Bethel, shtriu dorėn nga altari dhe tha: "Kapeni!". Por dora qė Jeroboami kishte shtrirė kundėr tij u tha dhe nuk mundi mė ta tėrheqė.

5

Pėrveē kėsaj, altari u ēa dhe hiri i tij u shpėrnda, sipas shenjės qė njeriu i Perėndisė kishte dhėnė me urdhėr tė Zotit.

6

Atėherė mbreti iu drejtua njeriut tė Zotit dhe i tha: Oh, lutju shumė Zotit, Perėndisė tėnd, dhe lutu pėr mua, deri sa tė mė ripėrtėrihet dora". Njeriu i Perėndisė iu lut shumė Zotit dhe mbretit iu ripėrtėri dora, ashtu siē ishte mė parė.

7

Atėherė mbreti i tha njeriut tė Perėndisė: "Eja nė shtėpi bashkė me mua qė ta marrėsh veten; do tė tė bėj edhe njė dhuratė".

8

Por njeriu i Perėndisė iu pėrgjigj mbretit: "Edhe sikur tė mė jepje gjysmėn e shtėpisė sate, unė nuk do tė vija me ty dhe as do tė haja bukė e as do tė pija ujė nė kėtė vend,

9

sepse kėshtu mė ka urdhėruar Zoti: "Ti nuk do tė hash bukė as do tė pish ujė dhe nuk do tė kthehesh nga rruga qė ke pėrshkuar kur shkove".

10

Kėshtu ai shkoi nėpėr njė rrugė tjetėr dhe nuk u kthye nėpėr rrugėn qė kishte pėrshkuar kur vajti nė Bethel.

11

Nė Bethel banonte njė profet plak; bijtė e tij shkuan e treguan tėrė atė qė njeriu i Perėndisė kishte bėrė atė ditė nė Bethel dhe i treguan atit tė tyre fjalėt qė ai i kishte thėnė mbretit.

12

I ati i pyeti ata: "Nėpėr ēfarė rruge iku?". Ē`ėshtė e vėrteta, bijtė e tij e kishin parė nėpėr ēfarė rruge kishte shkuar njeriu i Perėndisė i ardhur nga Juda.

13

Atėherė ai u tha bijve tė tij: "Mė shaloni gomarin". I shaluan gomarin dhe ai hipi mbi tė;

14

e ndoqi njeriun e Perėndisė dhe e gjeti ulur nėn njė lis dhe i tha: "A je ti njeriu i Perėndisė qė ka ardhur nga Juda?". Ai iu pėrgjigj: "Jam unė".

15

Atėherė profeti plak i tha: "Eja nė shtėpinė time pėr tė ngrėnė diēka".

16

Por ai u pėrgjigj: "Nuk mund tė kthehem prapa as tė vij me ty, nuk mund tė ha bukė dhe tė pi ujė me ty nė kėtė vend,

17

sepse Zoti mė ka thėnė: "Ti atje nuk do tė hash bukė as do tė pish ujė, dhe nuk do tė kthehesh nėpėr rrugėn e pėrshkuar kur shkove".

18

Tjetri i tha: "Edhe unė jam profet si ti; dhe njė engjėll mė ka folur nga ana e Zotit, duke thėnė: "Merre me vete nė shtėpinė tėnde qė tė hajė bukė dhe tė pijė ujė"". Por ai gėnjente.

19

Kėshtu njeriu i Perėndisė u kthye prapa bashkė me tė dhe hėngri bukė nė shtėpinė e atij dhe piu ujė.

20

Ndėrsa ishin ulur nė tryezė, fjala e Zotit iu drejtua profetit qė e kishte kthyer prapa;

21

dhe ai i thirri njeriut tė Perėndisė tė ardhur nga Juda, duke thėnė: "Kėshtu flet Zoti: "Me qenė se nuk iu binde urdhėrit tė Zotit dhe nuk respektove porosinė e Zotit, Perėndisė tėnd, qė tė kishte dhėnė,

22

por u ktheve prapa dhe hėngre bukė e pive ujė nė vendin qė Zoti tė pati thėnė: "Mos ha bukė e mos pi ujė", kufoma jote nuk ka pėr tė hyrė nė varret e prindėrve tė tu".

23

Kur mbaroi sė ngrėni dhe sė piri, profeti qė e kishte kthyer prapa i shaloi gomarin.

24

Kėshtu ai u nis, por njė luan i doli rrugės dhe e vrau. Kufoma e tij u hodh nė mes tė rrugės, ndėrsa gomari i qėndronte afėr dhe vetė luani mbeti pranė kufomės.

25

Disa njerėz kaluan andej dhe panė kufomėn tė hedhur nė rrugė dhe luanin qė rrinte afėr kufomės; ata shkuan dhe e treguan kėtė gjė nė qytetin ku banonte profeti plak.

26

Sa e dėgjoi profeti qė e kishte kthyer prapa, ai tha: "Éshtė njeriu i Perėndisė, qė nuk iu bind urdhėrit tė Zotit; pėr kėtė arėsye Zoti e ka lėnė nė kthetrat e njė luani, qė e ka shqyer dhe vrarė, sipas fjalės qė kishte thėnė Zoti".

27

Pastaj iu drejtua bijve tė tij dhe u tha: "Mė shaloni gomarin". Ata ia shaluan.

28

Kėshtu ai u nis dhe e gjeti kufomėn tė hedhur nė mes tė rrugės, ndėrsa gomari dhe luani rrinin afėr kufomės; luani nuk e kishte ngrėnė kufomėn as kishte shqyer gomarin.

29

Profeti mori kufomėn e njeriut tė Perėndisė, e ngarkoi mbi gomarin dhe u kthye; kėshtu profeti plak u kthye nė qytet pėr ta vajtuar dhe pėr ta varrosur.

30

E vendosi kufomėn nė varrin e tij; dhe filluan ta qajnė, duke thėnė: "Oh, vėllai im!".

31

Mbas varrimit, profeti plak u tha bijve tė tij: "Kur tė vdes unė, mė varrosni nė varrin e njeriut tė Perėndisė; m`i vini kockat pranė kockave tė tij.

32

Sepse me siguri do tė vėrtetohet fjala e thėnė prej tij me urdhėr tė Zotit kundėr altarit tė Bethelit dhe kundėr tėrė shenjtėrorėve tė vendeve tė larta nė qytetet e Samarisė".

33

Mbas kėsaj ngjarjeje, Jeroboami nuk u tėrhoq nga rruga e tij e keqe, por bėri priftėrinj tė tjerė pėr vendet e larta, duke i marrė nga ēdo shtresė personash; kushdo qė e dėshironte, shenjtėrohej prej tij dhe bėhej prift i vendeve tė larta.

34

Ky qe mėkati i shtėpisė sė Jeroboamit, qė shkaktoi shkatėrrimin e saj dhe shfarosjen e saj nga faqja e dheut.

1 i Mbretėrve 14

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: