Albanian Bible

2 i Kronikave 1

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 2

1

Pastaj Salomoni vendosi tė ndėrtojė njė tempull nė emėr tė Zotit dhe njė pallat pėr vete.

2

Salomoni rekrutoi shtatėdhjetė mijė burra qė tė mbartnin pesha, tetėdhjetė mijė tė nxirrnin gurė nė malet dhe tre mijė e gjashtėqind veta pėr t`i mbikqyrur.

3

Pastaj Salomoni i ēoi fjalė Hiramit, mbretit tė Tiros: "Ashtu si ke bėrė me Davidin, atin tim, tė cilit i dėrgove kedra pėr tė ndėrtuar njė shtėpi nė tė cilėn tė banonte, bėj tė njėjtėn gjė me mua.

4

Ja unė jam duke ndėrtuar njė tempull nė emėr tė Zotit, Perėndisė tim, pėr t`ia kushtuar atij, pėr tė djegur para tij temjan erėmirė, pėr tė ekspozuar vazhdimisht bukėt e paraqitjes dhe pėr tė ofruar olokauste nė mėngjes dhe nė mbrėmje, tė shtunave, kur tė ketė hėnė tė re dhė nė festat e caktuara nga Zoti, Perėndia ynė. Ky ėshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr Izraelin.

5

Tempulli qė unė do tė ndėrtoj do tė jetė i madh, sepse Perėndia ynė ėshtė mė i madh se tėrė perėnditė e tjera.

6

Po kush do tė jetė nė gjendje t`i ndėrtojė njė tempull me qenė se qiejtė dhe qiejtė e qiejve nuk janė nė gjendje ta nxenė? E kush jam unė qė t`i ndėrtoj njė tempull, qoftė edhe vetėm pėr tė djegur temjan para tij?

7

Prandaj dėrgomė tani njė njeri tė shkathėt qė di tė punojė arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, tė kuqen flakė, ngjyrė vjollcėn dhe qė tė dijė tė bėjė ēdo lloj prerjesh, duke punuar bashkė me specialistėt qė janė pranė meje nė Judė dhe nė Jeruzalem, dhe qė ati im David ka pėrgatitur.

8

Dėrgomė edhe nga Libani dru kedri, qiparisi dhe santali, sepse e di qė shėrbėtorėt e tu janė tė aftė tė presin drurin e Libanit; dhe ja, shėrbėtorėt e mi do tė punojnė bashkė me shėrbėtorėt e tu,

9

pėr tė mė pregatitur lėndė druri me shumicė, sepse tempulli qė do tė ndėrtoj do tė jetė i madh dhe i mrekullueshėm.

10

Dhe shėrbėtorėve tė tu qė do tė rrėzojnė dhe do tė presin drurėt unė do t`u jap njėzet mijė kore gruri, njėzet mijė kore elbi, njėzet mijė bate verė dhe njėzet mijė bate vaji".

11

Dhe Hirami, mbret i Tiros, u pėrgjigj me njė shkrim, qė i dėrgoi Salomonit: "Me qenė se Zoti e do popullin e tij, tė ka caktuar mbret mbi tė".

12

Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, qė ka bėrė qiejtė dhe tokėn, sepse i ka dhėnė mbretit David njė bir tė urtė, shumė tė zgjuar dhe tė aftė, qė do tė ndėrtojė njė tempull pėr Zotin dhe njė pallat mbretėror pėr vete!

13

Unė po tė dėrgoj njė njeri tė shkathėt dhe tė ditur tė atit tim Hiram, qė ėshtė

14

bir i njė gruaje nga bijat e Danit, ndėrsa i ati ishte njė njeri nga Tiro. Ai di tė punojė arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrė vjollcėn, tė kuqe flakė, pėlhurėn e hollė dhe di tė bėjė ēdo prerje dhe ēdo lloj vizatimi qė i besohet. Ai do tė punojė me specialistėt e tu dhe me specialistėt e zotit tim David, atit tėnd.

15

Tani, pra, imzot le t`u dėrgojė shėrbėtorėve tė tij grurin, elbin, vajin dhe verėn, qė u ka premtuar;

16

dhe ne do tė presim tėrė drurėt e Libanit pėr tė cilat ke nevojė; do t`i sjellim me trap nėpėr det deri nė Jafo dhe ti do t`i mbartėsh nė Jeruzalem".

17

Salomoni regjistrioi tėrė tė huajt qė ndodheshin nė vendin e Izraelit, mbas regjistrimit qė kishte bėrė Davidi, i ati; ata ishin njėqind e pesėdhjetė e tre mijė e gjashtėqind veta,

18

dhe mori shtatėdhjetė mijė prej tyre pėr tė mbartur pesha, tetėdhjetė mijė pėr tė prerė gurė nė mal dhe tre mijė e gjashtėqind mbikqyrės qė ta bėnin popullin tė punonte.

2 i Kronikave 3

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: