Albanian Bible

2 i Kronikave 28

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 29

1

Ezekia ishte njėzet e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi njėzet e nėntė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Abijah; ishte bija e Zakarias.

2

Ai bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit, pikėrisht ashtu si kishte vepruar Davidi, i ati.

3

Nė vitin e parė tė mbretėrimit tė tij, nė muajin e parė, ai hapi portat e shtėpisė tė Zotit dhe i restauroi.

4

Pastaj solli priftėrinjtė dhe Levitėt, dhe i mblodhi nė sheshin lindor,

5

dhe u tha: "Mė dėgjoni, o Levitė! Tani shenjtėrohuni dhe shenjtėroni shtėpinė e Zotit, Perėndisė tė etėrve tuaj, dhe nxirrni nga vendi i shenjtė ēdo gjė tė papastėr.

6

Sepse etėrit tanė kanė kryer mėkate dhe kanė bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, Perėndisė tonė dhe e kanė braktisur, duke i hequr fytyrat e tyre nga banesa e Zotit dhe duke i kthyer krahėt.

7

Ata madje kanė mbyllur portat e portikut, kanė shuar llambat dhe nuk kanė djegur mė temjan as nuk kanė ofruar olokauste nė vendin e shenjtė tė Perėndisė tė Izraelit.

8

Prandaj zemėrimi i Zotit ra mbi Judėn dhe Jeruzalemin, dhe ai i ka braktisur nė telashe, nė shkretim dhe nė pėrbuzje, siē mund ta shihni me sytė tuaj.

9

Dhe ja, pėr shkak tė kėsaj, etėrit tanė ranė nga goditjet e shpatės, dhe bijtė tanė, bijat tona dhe gratė tona janė nė robėri.

10

Tani kam nė zemėr tė bėj njė besėlidhje me Zotin, Perėndinė e Izraelit, me qėllim qė zjarri i zemėrimit tė tij tė largohet prej nesh.

11

Bij tė mij, mos u tregoni tė shkujdesur tani, sepse Zoti ju ka zgjedhur qė t`i shėrbeni atij, qė tė jemi shėrbėtorėt e tij dhe qė t`i ofroni temjan".

12

Atėherė Levitėt u ngritėn: Mahathi, bir i Amasait, Joeli, bir i Azariahut, nga bijtė e Kehathit. Nga bijtė e Merarit, Kishi, bir i Abdiut dhe Azariahut, bir i Jehalelelit. Nga Ghershonitėt, Joahu, bir i Zimahut dhe Edeni, bir i Joahut.

13

Nga bijtė e Elitsafanit, Shimri dhe Jeieli. Nga bijtė e Asafit, Zakaria dhe Mataniahu.

14

Nga bijtė e Hemanit, Jehieli dhe Shimei. Nga bijtė e Jeduthunit, Shemajahu dhe Uzieli.

15

Ata mblodhėn vėllezėrit e tyre dhe u shenjtėruan; pastaj hynė nė shtėpinė e Zotit pėr ta pastruar, sipas urdhrit tė mbretit, nė pėrputhje me fjalėt e Zotit.

16

Kėshtu priftėrinjtė hynė brėnda shtėpisė tė Zotit pėr ta pastruar dhe nxorėn jashtė, nė oborrin e shtėpisė tė Zotit, tė gjitha sendet e papastra qė gjetėn nė tempullin e Zotit; Levitėt i morėn pėr t`i ēuar jashtė nė pėrroin e Kidronit.

17

Filluan tė shenjtėrohen ditėn e parė tė muajit; ditėn e tetė tė muajit hynė nė portikun e Zotit; brenda tetė ditėve pastruan shtėpinė e Zotit dhe e pėrfunduan ditėn e gjashtėmbėdhjetė tė muajit tė parė.

18

Pastaj hynė nė pallatin e mbretit Ezekia dhe i thanė: "Kemi pastruar tėrė shtėpinė e Zotit, altarin e olokausteve me tė gjitha veglat e tij dhe tryezėn e bukėve tė paraqitjes me gjithė veglat e saj.

19

Pėrveē kėsaj kemi vėnė pėrsėri nė vend dhe kemi pastruar tė gjitha pėrdorėset qė mbreti Ashaz nė mėkatin e tij kishte flakur tej gjatė mbretėrimit tė tij; dhe ja, tani janė pėrpara altarit tė Zotit".

20

Atėherė mbreti Ezekia u ngrit shpejt, mblodhi parinė e qytetit dhe u ngjit nė shtėpinė e Zotit.

21

Ata sollėn shtatė dema, shtatė desh, shtatė qengja dhe shtatė cjep, si flijim pėr mėkatin pėr mbretėrinė, pėr shenjtėroren dhe pėr Judėn. Pastaj mbreti urdhėroi priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, t`i ofronin nė altarin e Zotit.

22

Kėshtu therėn demat, dhe priftėrinjtė mblodhėn gjakun e tyre dhe spėrkatėn altarin me tė; nė tė njėjtėn mėnyrė therėn deshtė dhe spėrkatėn gjakun e tyre mbi altar; pastaj therėn qengjat dhe spėrkatėn me gjakun e tyre altarin.

23

Pastaj i paraqitėn mbretit dhe asamblesė cjeptė e flijimit pėr mėkatin, dhe ata vunė mbi to duart e tyre.

24

Priftėrinjtė i therėn dhe ofruan gjakun e tyre mbi altar si flijim pėr mėkatin, si shlyerje e fajit pėr tėrė Izraelin, sepse mbreti kishte urdhėruar tė ofronin olokaustin dhe flijimin pėr mėkatin, pėr tėrė Izraelin.

25

Mbreti vendosi gjithashtu Levitėt nė shtėpinė e Zotit me cembale, me harpa dhe me qeste, sipas urdhrit tė Davidit, tė Gadit, shikuesi i mbretit, dhe tė profetit Nathan, sepse urdhri ishte dhėnė nga Zoti me anė tė profetėve tė tij.

26

Kėshtu Levitėt zunė vend me veglat e Davidit, dhe priftėrinjtė me boritė.

27

Atėherė Ezekia urdhėroi qė olokausti tė ofrohej mbi altar; dhe nė ēastin qė filloi olokausti, filloi gjithashtu kėnga e Zotit me boritė dhe me shoqėrimin e veglave tė Davidit, mbretit tė Izraelit.

28

Atėherė tėrė asambleja u pėrul, ndėrsa kėngėtarėt kėndonin dhe trumbetierėt u binin veglave tė tyre; e tėrė kjo vazhdoi deri nė fund tė olokaustit.

29

Me tė mbaruar olokausti, mbreti dhe tėrė ata qė ishin me tė u pėrkulėn dhe adhuruan.

30

Pastaj mbreti Ezekia dhe paria urdhėruan Levitėt tė lėvdonin Zotin me fjalėt e Davidit dhe tė shikuesit Asaf; ata e lėvduan me gėzim, pastaj u pėrkulėn dhe e adhuruan.

31

Atėherė Ezekia mori fjalėn dhe tha: "Tani qė i jeni shenjtėruar Zotit, afrohuni dhe sillni flijime dhe oferta falėnderimi nė shtėpinė e Zotit". Kėshtu asambleja solli flijime dhe oferta falenderimi; dhe tė gjithė ata qė ua donte zemra sollėn olokauste.

32

Numri i olokausteve qė solli asambleja ishte shtatėdhjetė dema, njėqind desh dhe dyqind qengja; tė tėra kėto ishin olokauste pėr Zotin.

33

Kafshėt e shenjtėruara ishin gjashtėqind lopė dhe tre mijė dele.

34

Por priftėrinjtė ishin shumė tė pakėt dhe nuk mund tė rripnin tėrė olokaustet; prandaj vėllezėrit e tyre, Levitėt, i ndihmuan deri sa mbaroi tėrė puna dhe deri sa tė shenjtėroheshin priftėrinjtė e tjerė, sepse Levitėt e kishin zemrėn mė tė pastėr nė shenjtėrimin e priftėrinjve.

35

Pati njė numėr tė madh olokaustesh sė bashku me dhjamin e fljimeve tė falėnderimit dhe me blatimet e olokausteve. Kėshtu u rivendos shėrbimi i shtėpisė tė Zotit.

36

Ezekia dhe tėrė populli u gėzua qė Perėndia e kishte pėrgatitur popullin; nė tė vėrtetė kjo gjė u bė shpejt.

2 i Kronikave 30

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: