Albanian Bible

Nehemia 4

Nehemia

Return to Index

Chapter 5

1

Ndėrkaq u ngrit njė ankesė e madhe prej popullit dhe bashkėshorteve tė tyre kundėr Judejve, vėllezėrve tė tyre.

2

Disa thonin: "Ne, bijtė tanė dhe bijat tona jemi shumė; prandaj tė gjejmė grurė qė tė mund tė hamė dhe tė jetojmė!".

3

Tė tjerė thonin: "Kemi hipotekuar arat tona, vreshtat tona dhe shtėpitė tona pėr tė blerė grurė gjatė zisė!".

4

Disa tė tjerė akoma thonin: "Kemi marrė para hua pėr tė paguar haraēin e mbretit mbi arat tona dhe vreshtat tona.

5

Ndonėse mishi ynė ėshtė si mishi i vėllezėrve tanė dhe bijtė tanė janė si bijtė e tyre, nė realitet jemi tė detyruar t`i kthejmė nė skllevėr bijtė tanė dhe bijat tona; disa nga bijat tona janė katandisur qė tani nė skllavėri dhe nuk kemi asnjė mundėsi t`i shpengojmė, sepse arat tona dhe vreshtat tona janė nė dorė tė tė tjerėve".

6

Kur dėgjova ankimet e tyre dhe kėto fjalė, u indinjova shumė.

7

Mbasi u mendova mirė pėr kėtė gjė, qortova parinė dhe gjyqtarėt dhe u thashė atyre: "Secili prej jush kėrkon njė kamatė prej fajdexhiu nga vėllai i vet". Kėshtu mblodha kundėr tyre njė asamble tė madhe

8

dhe u thashė: "Simbas mundėsive tona ne kemi shpenguar vėllezėrit tanė Judej qė u ishin shitur kombeve; por tani a do t`i shisnit vėllezėrit tuaj, apo duhet qė ata tė na shiten neve?". Atėherė ata heshtėn me qenė se nuk gjenin fjalė pėr tė thėnė.

9

Dhe unė shtova: "Ajo qė po bėni nuk ėshtė e mirė. A nuk duhet pėrkundrazi tė ecni duke pasur frikė nga Perėndia ynė pėr tė shmangur dėmin nga kombet qė i kemi armiq?

10

Edhe unė, vėllezėrit e mi dhe shėrbėtorėt e mi u kemi dhėnė hua para dhe grurė. Ju lutem, tė mos kėrkojmė mė kamatė pėr kėtė!

11

Ua ktheni qė sot arat e tyre, vreshtat e tyre, ullishtat e tyre dhe shtėpitė e tyre, dhe tė njėqindtėn pjesė tė parave, tė grurit, tė verės dhe tė vajit qė u keni kėrkuar".

12

Ata u pėrgjigjėn: "Do t`i kthejmė dhe nuk do tė kėrkojmė mė asgjė prej tyre; do tė veprojmė ashtu si thua ti". Atėherė thirra priftėrinjtė dhe i vura tė betohen pėrpara atyre se do tė vepronin sipas kėtij premtimi.

13

Shkunda pastaj palėn e rrobave tė mia dhe thashė: "Kėshtu Perėndia ta shkundė nga shtėpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo qė nuk do ta mbajė kėtė premtim! Kėshtu tė shkundet dhe tė zbrazet ai nga tė gjitha!". Atėherė tėrė asambleja tha: "Amen!", dhe lavdėruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.

14

Pėrveē kėsaj qysh prej ditės qė u caktova tė jem qeveritar i tyre nė vendin e Judės, nga viti i njėzetė deri nė vitin e tridhjetedytė tė mbretit Artakserks, gjatė dymbėdhjetė vjetėve, unė dhe vėllezėrit

15

Ndėrsa qeveritarėt e mėparshėm qė mė kishin paraprirė e kishin rėnduar popullin duke marrė bukė dhe verė, dhe pėrveē kėsaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shėrbėtorėt e tyre silleshin si zotėr me popullin, por unė nuk veprova kėshtu, sepse kisha frikė nga Perėndia.

16

Pėrkundrazi i hyra me tė madhe punės sė riparimit tė kėtyre mureve dhe nuk kemi bėrė asnjė blerje toke; pėrveē kėsaj tėrė shėrbėtorėt e mi u mblodhėn atje pėr tė punuar.

17

Kisha gjithashtu nė mencėn time njėqind e pesėdhjetė Judej dhe zyrtarė, pėrveē atyre qė vinin nga kombet fqinje.

18

Ēdo ditė pėrgatitej njė ka dhe gjashtė krerė tė zgjedhur qė merreshin nga kopeja; pėr mua gatuheshin edhe zogj, dhe ēdo dhjetė ditė bėhej furnizimi me lloj lloj vere me shumicė; por me gjithė kėtė, nuk e kam kėrkuar kurė kuotėn e qeveritarit, sepse mbi kėtė popull rėndonte tashmė shėrbimi.

19

Mė kujto, o Perėndia im, pėr tėrė tė mirat qė i kam bėrė kėtij populli.

Nehemia 6

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: