Albanian Bible

Mateu 4

Mateu

Return to Index

Chapter 5

1

Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit nė mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.

2

Atėherė ai hapi gojėn dhe i mėsoi duke u thėnė:

3

``Lum skamėsit nė frymė, sepse e tyre ėshtė mbretėria e qiejve.

4

Lum ata qė vajtojnė, sepse ata do tė ngushėllohen.

5

Lum ata qė janė zemėrbutė, sepse ata do ta trashėgojnė tokėn.

6

Lum ata qė janė tė uritur dhe tė etur pėr drejtėsi, sepse ata do tė ngopen.

7

Lum ata qė janė tė mėshirshėm, sepse ata do tė gjejnė mėshirė.

8

Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė.

9

Lum ata qė pėrpiqen pėr paqen, sepse ata do tė quhen bij tė Perėndisė.

10

Lum ata qė janė pėrndjekur pėr hir tė drejtėsisė, sepse e tyre ėshtė mbretėria e qiejve.

11

Lum ju kur do t`ju shajnė dhe do t`ju pėrndjekin dhe, duke gėnjyer, do tė thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, pėr shkakun tim.

12

Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiej, sepse kėshtu i kanė pėrndjekur profetėt qė qenė para jush``.

13

``Ju jeni kripa e tokės; por nė qoftė se kripa bėhet e amėsht, me se mund ta rifitojė shijen? Nuk vlen pėr asgjė, veēse pėr t`u hedhur dhe ta shkelin njerėzit.

14

Ju jeni drita e botės; njė qytet i ngritur nė majė tė malit nuk mund tė fshihet.

15

Po ashtu nuk ndizet njė qiri pėr ta vėnė nėn babunė, por pėr ta vėnė mbi shandan, dhe t`u bėjė dritė tė gjithė atyre qė janė nė shtėpi.

16

Ashtu le tė shndritė drita juaj para njerėzve, qė tė shohin veprat tuaja tė mira dhe ta lėvdojnė Atin tuaj qė ėshtė nė qiej``.

17

``Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr t`i shfuqizuar, po pėr t`i plotėsuar.

18

Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka.

19

Ai, pra, qė do tė shkelė njė nga kėto urdhėrime mė tė vogla, dhe do t`u ketė mėsuar kėshtu njerėzve, do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve; kurse ai qė do t`i vėrė nė praktikė dhe do t`ua mėsojė tė tjerėve, do tė quhet i madh nė mbretėrinė e qiejve.

20

Prandaj unė po ju them: nė qoftė se drejtėsia juaj nuk ėshtė mė e lartė nga ajo e skribėve dhe e farisenjve ju nuk do tė hyni fare nė mbretėrinė e qiejve.

21

Ju keni dėgjuar se u qe thėnė tė lashtėve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo qė vret do t`i nėnshtrohet gjyqit";

22

por unė po ju them: "Kushdo qė zemėrohet pa shkak kundėr vėllait tė tij, do t`i nėnshtrohet gjyqit; dhe kush i thotė vėllait tė vet: "Rraka", do t`i nėnshtrohet sinedrit; dhe kush do t`i thotė: "Budalla", do t`i nėnshtrohet zjarrit tė Gehenės.

23

Nėse ti, pra, po paraqet ofertėn tėnde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vėlla ka diēka kundėr teje,

24

lėre atje ofertėn tėnde para altarit dhe shko pajtohu mė parė me vėllanė tėnd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertėn tėnde.

25

Bėj njė marrėveshje miqėsore me kundėrshtarin tėnd, sa je nė njė rrugė me tė, qė kundėrshtari yt tė mos tė dorėzojė te gjykatėsi dhe gjykatėsi tė tė dorėzojė te rojtari dhe ti tė futesh nė burg.

26

Nė tė vėrtetė tė them se nuk do tė da-lėsh prej andej pa e paguar edhe qindarkėn e fundit.

27

Ju keni dėgjuar se tė lashtėve u qe thėnė: "Mos shkel kurorėn".

28

Por unė po ju them se kushdo qė shikon njė grua pėr ta dėshiruar, ka shkelur kurorėn me tė nė zemrėn e vet.

29

Nė qoftė se syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse ėshtė mė mirė pėr ty qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehenėn gjithė trupi yt;

30

dhe nė qoftė se dora jote e djathtė tė ēon nė mėkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehena gjithė trupi yt.

31

Qe thėnė gjithashtu: "Kush e lė gruan e tij, le t`i japė letrėn e ndarjes".

32

Por unė po ju them: Kushdo qė e pėrzė gruan e tij, me pėrjashtim tė rastit tė kurvėrisė, e bėn atė tė shkelė kurorėn; dhe kushdo qė martohet me njė grua tė ndarė, shkel kurorėn.

33

Keni dėgjuar gjithashtu se tė lashtėve u qe thėnė: "Mos bėj betim tė rremė; por plotėso premtimet pėr tė cilat je betuar para Zotit".

34

Por unė po ju them: "Mos u betoni fare, as pėr qiellin, sepse ėshtė froni i Perėndisė,

35

as pėr tokėn, sepse ėshtė stol i kėmbėve tė tij, as pėr Jeruzalemin, sepse ėshtė qyteti i Mbretit tė madh.

36

Mos u beto as pėr kokėn tėnde, sepse nuk ke fuqi tė zbardhėsh ose tė nxish qoftė edhe njė fije floku;

37

Por fjala jote tė jetė: Po, po; jo, jo; gjithēka mė tepėr vjen nga i ligu.

38

Ju keni dėgjuar se qe thėnė: "Sy pėr sy dhe dhėmb pėr dhėmb".

39

Por unė po ju them: Mos i rezisto tė ligut; madje, nė qoftė se dikush tė qėllon mbi faqen e djathtė, ktheja dhe tjetrėn,

40

dhe nė qoftė se dikush do tė tė nxjerrė nė gjyq pėr tė tė marrė tunikėn, jepi edhe mantelin.

41

Dhe nė qoftė se dikush tė detyron tė ecėsh njė milje, ti bėji dy me tė.

42

Jepi atij qė tė kėrkon, dhe mos refuzo t`i japėsh atij qė tė kėrkon hua.

43

Ju keni dėgjuar se qe thėnė: "Duaje tė afėrmin tėnd dhe urreje armikun tėnd".

44

Por unė po ju them: "Duani armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin,

45

pėr tė qenė bij tė Atit tuaj, qė ėshtė nė qiej, sepse ai bėn tė lindė diellin e tij mbi tė mirėt dhe mbi tė kėqijtė, dhe bėn tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt.

46

Sepse, po tė doni vetėm ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi do tė keni? A nuk bėjnė kėshtu edhe tagrambledhėsit?

47

Dhe nėse pėrshendetni vetėm vėllezėrit tuaj, ēfarė bėni tė veēantė? A nuk bėjnė kėshtu edhe tagrambledhėsit?

48

Jini, pra, tė pėrkryer, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj, qė ėshtė nė qiej``.

Mateu 6

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: